Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përjetuar një moment të sikletshëm gjatë një vizite zyrtare në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE.
Teksa po zbriste shkallët në hyrje të objektit ku mbahej takimi, Kurti për pak sa nuk u rrëzua pasi humbi ekuilibrin për një moment.
Incidenti u evitua falë reagimit të shpejtë të bashkëpartiakëve të tij, të cilët e mbajtën para se të rrëzohej.
Vizita e Kurtit në Gjilan kishte për qëllim konfirmimin zyrtar të kandidaturës së Alban Hysenit për një mandat të dytë si kryetar i komunës.
Në fjalimin e tij, Kurti vlerësoi punën e deritanishme të Hysenit dhe shprehu bindjen se qytetarët do t’i besojnë edhe për katër vite të tjera.