Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon eventin “Ndalimi i ndotjes nga plastika”. (Tech Park, Bërnicë, Prishtinë, ora dhjetë)

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit. (Parku i Qytetit Prishtinë, ora dhjet

Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë mbajnë grevë, shkaku i mos pagesës së faturës nga spitali i Gjakovës për kompaninë private që kryen shërbime në këtë spital. (Ora dhjetë)

 

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të tjerë të sektorit privat, mbajnë takim me bizneset anëtare dhe jo anëtare të prekura nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora dhjetë e tridhjetë)

Related Posts