Avokati Ariant Koci të enjten e 5 qershorit protestoi para Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë, avokati përmes një postimi në Facebook njoftoi se protesta e tij do të vazhdojë përgjatë javës së ardhshme.

“Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe natën (flej para Kuvendit) – deri të premten, pas përfundimit të seancës. Do të largohem vetëm për gjykime apo angazhime profesionale të pashmangshme, që lidhen me mbrojtjen ligjore të klientëve”, u shpreh ndër të tjera Koci.

“Ky përjashtim nuk e zbeh protestën – përkundrazi, e bën më të qartë dallimin midis përmbushjes së përgjegjësive dhe mosveprimit institucional”.

Ai thotë se kërkesa e tij është e vetme dhe e qartë: Funksionalizimi i Kuvendit.

“Zvarritja nuk është më çështje politike. Është një formë e paralizës institucionale që po dëmton besimin qytetar, ekonominë dhe funksionimin e shtetit. Shteti po shkatërrohet!”, deklaroi Koci.

Koci bëri të ditur se të hënën protestën e nis nga ora 10:45.

Related Posts