Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit tre ditor në Shqipëri, në një konferencë është shprehur i bindur se do të arrij të marrë 61 vota për formimin e Qeverisë.
I pyetur nga gazetarët se a do të bëj koalicion me partinë e Ramush Haradinajt, Kurti tha se nuk bën kompromis me regjimin e vjetër. Pasi sipas tij, do të shkelte vullnetin e qytetarëve.
“Koalicioni parazgjedhor i bëri zgjedhjet referendum, LVV me Vjosa Osmanin. Kemi fituar në këto zgjedhje sikur kryeministër e si presidente. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61 vota do ta kalojmë dhe nuk kemi nevojë të bëjmë kompromise me regjimin e vjetër, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin qytetarëve”, tha ai.