Suhareka po bëhet shembull i bashkëpunimit konkret në shërbim të qytetarëve. Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Suharekës, e udhëhequr nga kryetari Bali Muharremaj, kanë nënshkruar sot dy marrëveshje të rëndësishme me vlerë totale prej 1.45 milionë eurosh.
Me këto marrëveshje parashihet:
✅ Ndërtimi i një objekti të ri për njësinë e zjarrfikësve – investim prej 850,000 euro
✅ Ndërtimi i 20 shtëpive për familje në nevojë – investim prej 600,000 euro
Pjesa më e madhe e mbulimit financiar do të vijë nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa Komuna e Suharekës do të kontribuojë me përkrahje institucionale dhe logjistike.
Përfaqësuesit e shoqatës theksuan se, kur ka bashkëpunim e vullnet nga institucionet lokale, projektet humanitare realizohen më lehtë dhe më shpejt.
“Atje ku ka nevojë, aty jemi ne!” – është mesazhi që shoqata po e dëshmon me vepra.