Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të kryhen punime teknike në gypin kryesor me diametër fi 450 mm në qytetin e Podujevës, me qëllim përmirësimin dhe rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë.
Si rezultat i këtyre punimeve, furnizimi me ujë do të ndërpritet më 19 dhe 20 qershor 2025, nga ora 12:00 deri në 18:00.