Një incident me zjarr ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes në Prishtinë, ku fillimisht është raportuar për djegien e një veture, por më pas janë përfshirë edhe dy automjete të tjera.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve për kryeqytetin, Samed Shkodra, i cili tha se kur njësitet e zjarrfikësve kanë arritur në vendin e ngjarjes, kanë hasur tri vetura të përfshira nga flakët.

“Bëhet fjalë për zjarrfikësit, kanë pranuar lajmin që është djeg një veturë, por në momentin kur kanë dalë në vendin e ngjarjes aty kanë qenë të përfshira tre vetura”, deklaroi ai.

Sipas tij, dyshohet se veturat e tjera janë përfshirë në zjarr si pasojë e përhapjes së flakëve nga vetura e parë që ka marrë flakë fillimisht.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.

“Aty dyshohet që se dy veturat e tjera janë përfshirë shkaku i veturës së parë që është djegur. Zjarrëfikësit janë kthyer prej intervenimit, i kanë përfunduar çdo gjë. Të lënduar nuk ka pasë. Ka vetëm dëme materiale”, tha ai.

 

 

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts