Një lajmi i rëndë ka goditur familjen Maliqi dhe mbarë komunën e Kamenicës. Ka ndërruar jetë në moshën vetëm 20-vjeçare i riu Besart Maliqi, duke lënë pas pikëllim të thellë tek familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur komunitetin lokal, ku Besarti njihej për sjelljen e tij shembullore dhe energjinë rinore që e karakterizonte.
Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të zhvillohet nesër, në kohën e ikindisë, në varrezat e fshatit Busavatë (mahalla Bajrovit).
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Maliqi në këtë moment të dhimbshëm. U prehsh n