Apple mund të sjellë ndryshime më të mëdha sesa vetëm dizajni i kamerave në serinë iPhone 17 Pro.
Sipas burimeve të besueshme, logoja e Apple në pjesën e pasme do të zhvendoset më poshtë – për herë të parë që nga iPhone 11.
Ky ndryshim lidhet me rritjen e madhësisë së “ishullit të kamerave”, ndërsa pritet të zhvendoset edhe spiralja e sistemit MagSafe. Nuk dihet ende nëse ky ndryshim do të aplikohet edhe në modelet standarde apo Air.
Për momentin, këto mbeten spekulime dhe nuk ka konfirmim zyrtar nga Apple.