Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i zhbëjë “vendimet e paligjshme të qeverisë jo kushtetuese” të udhëhequr nga Avdullah Hoti, si një nga vendimet e para që do t’i ndërmarr si kryeministër i ri.
Kurti ka thënë se do t’i kthejë mbrapshtë disa vendime të ndërmarra nga qeveria Hoti, e cila ishte në detyrë deri sot.
“Kemi një plan me një mori vendimesh që do t’i marrim, por natyrisht që ndër vendimet e para që do t’i marrim janë që vendimet e qeverisë jo kushtetuese dhe jo legjitime, t’i kthejmë mbrapsht”, ka deklaruar Kurti.