Përdoruesit tani mund të marrin njoftime rreth aktivitetit nga llogari specifike, kur dikush ndan (riposton) një postim dhe më shumë.
Bluesky ka përditësuar cilësimet e njoftimeve për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll, mbi kur dhe pse aplikacioni i mediave sociale dërgon njoftime.
Përveç kontrollit më të detajuar mbi atë që mund të shkaktojë një njoftim, tani mund të merrni njoftime për çdo aktivitet nga një llogari e zgjedhur.
Si një aplikacion i ri në zhvillim, Bluesky ka pasur cilësime të kufizuara njoftimesh deri më tani, ndryshe nga Instagram, i cili ka përmirësuar mënyrën se si komunikon me përdoruesit për më shumë se një dekadë. Me këtë përditësim, situata është përmirësuar ndjeshëm.
Tani mund të zgjidhni nëse dëshironi të merrni njoftime nga të gjithë, vetëm nga njerëzit që ndiqni ose nga askush. Këto opsione mund të aplikohen për pothuajse çdo lloj ndërveprimi në aplikacion duke përfshirë kur dikush ndan (riposton) diçka që keni ndarë tashmë ose pëlqen ripostimin tuaj.