Justin Bieber ka surprizuar fansat e tij të enjten, kur më në fund publikoi albumin shumë të pritur “Swag”, pas vitesh pritjeje dhe paralajmërimesh të herëpashershme.

Albumi i shtatë në karrierën e tij erdhi papritur, pas billboard-eve misterioze të vendosura nëpër botë dhe një fushate intensive në rrjetet sociale.

Albumi përmban 21 këngë dhe vjen katër vjet pas “Justice”, i cili pati pritje të përziera, por rezultate të forta në shitje, shkruan DailyMail.

Related Posts