Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Muhovc të Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Policia ka bërë të ditur se për detaje të tjera do të njoftojë përmes raportit vijues.




















