Me dhimbje të madhe është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha. Ryve Zeneli – Berisha ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi mortor, ku thuhet se ajo u nda nga jeta pas një jete të ndershme dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe njerëzve të saj të dashur.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, dashamirët dhe të afërmit se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë Nana jonë e dashur, Ryve Zeneli – Berisha, pas një jete të përkushtuar e të ndershme që e përmbylli me gjendje të rënduar shëndetësore,” thuhet në njoftimin e familjes.
Ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 23 korrik 2025, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Rashkoc.
Familja Berisha është shprehur mirënjohëse për çdo fjalë ngushëllimi dhe mbështetje në këto momente të vështira.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt, Nanë!