Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhje. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për shqyrtim dhjetë pika, të cilat përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve publike.

Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, si dhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028.

Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts