Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:47, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë njëri nga të dyshuarit ka sulmuar zyrtarin policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar/zyrtarin policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.