Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi në vitin 2023.

Gjigandi i teknologjisë tha më parë se sistemi kishte “performuar mirë”.

Por dështoi të paralajmëronte për tërmetin në Turqi.

Sistemi funksionon në pajisjet Android, të cilat përbëjnë më shumë se 70% të telefonave në Turqi.

Më shumë se 55,000 njerëz vdiqën kur dy tërmete të mëdha goditën Turqinë juglindore më 6 shkurt 2023, më shumë se 100,000 u lënduan.

Shumë prej tyre flinin në ndërtesat që u shembën përreth tyre kur goditën tërmetet, shkruan BBC.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm i Google ishte në vend dhe ishte aktiv ditën e tërmeteve – megjithatë, ai nënvlerësoi fuqinë e tyre.

Related Posts