Personat e vaksinuar plotësisht, pra, ata që kanë marrë të dy dozat e vaksinës përjashtohen nga karantina për gjashtë muaj.
Kështu ka thënë sot Christoph Berger, kryetar i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF), përpara mediave në Bernë, shkruan SDA.
Por, ka shtuar ai, personat që janë vaksinuar duhet patjetër të bëjnë teste të mëtejshme nëse u paraqiten simptoma.
Lidhur me përjashtimin e detyrimit të karantinës për njerëzit e vaksinuar, Christoph Berger thotë: “Bazuar në të dhënat shkencore, EKIF së bashku me BAG kanë arritur në përfundimin se njerëzit që janë vaksinuar plotësisht me vaksinat e mARN, duke filluar nga 14 ditë pas vaksinimit të dytë edhe nëse hyjnë në kontakt me një rast të konfirmuar, janë të përjashtuar nga karantina për gjashtë muaj.