• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Muharrem Ibrahimi karrierën prej oficeri ushtarak e vuri në shërbim të atdheut

2 years më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Majori Muharrem Ibrahimi, zhveshi uniformën e ish-ushtrisë që nuk ishte e popullit dhe iu bashkëngjit UÇK-së dhe si ushtarak profesionist punoi në stërvitjen e ushtarëve të rinj dhe ngritjen e moralit të ushtarëve

Enver Sadiku

Uniformën e ish- Armatës Popullore të Jugosllavisë e kishte zëvendësuar më atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nën këtë uniformë, majori i karrierës Muharrem Ibrahimi pesëmbëdhjetë vite më parë ra heroikisht në luftë. Këtë të hënë, pikërisht në përvjetorin e rënies, është përkujtuar jeta dhe veprimtaria e Muharrem Ibrahimit, i cili në moshë të re ia kishte shprehur dëshirën babait të tij për t’u bërë oficer ushtrie e ky i fundit, duke ditur se një ditë, njerëz të tillë do t’i duhen vendit ia kishte plotësuar dëshirën. Muharrem Ibrahimi, mbaroi Akademinë Ushtarake, dega e Këmbësorisë, të cilën me sukses e kreu në Beograd e në Sarajevë dhe karrierën prej oficeri e vazhdoi në Maribot të Sllovenisë.

TË NGJASHME

Kryeministri Kurti: Me sistem të ri të pagave ka barazi dhe ndershmëri në mes të kategorive

1 day më parë

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro

1 day më parë

Me prishjen e gjendjes në ish-shtetin e dikurshëm të përbashkët, oficeri Muharrem Ibrahimi, vazhdimisht i këshillonte ushtarët shqiptarë që të mos bien nën provokimet e armikut dhe u ndihmonte, kurse sigurimi i ish-APJ-së atë vazhdimisht po e përcillte.

Jugosllavia kishte nisur të shpërbëhej e Muharrem Ibrahimi ishte dërguar me detyrë në Murska Subota e Shentil të Sllovenisë, ku i ishte kurdisur një pritë, në të cilën mbeti i plagosur në vitin 1991. Sllovenët i kishin ofruar që të dezertojë nga Ushtria Jugosllave dhe të dilte në anën e tyre, por majori Ibrahimi mbeti bashkë me ushtarët shqiptarë, duke u kujdesur për sigurinë e tyre. Më pas atë e transferojnë në Trebinje e prej aty edhe në Mitrovicë dhe padrejtësitë që po u bëheshin shqiptarëve e shtynë atë të largohet nga ushtria, por ishte këshillë e shokëve që ai të mbetet në ushtri dhe të jap informata për lëvizjen e forcave ushtarake. Nga Mitrovica, Muharrem Ibrahimi u transferua në Ferizaj dhe kur plasi lufta në Drenicë përmes shokëve shumë të besueshëm, Zonës Operative të Nerodimjes i jepte informatat për kazermën e Ferizajt , pozitat, planet, potencialin ushtarak dhe armatimin.

Ushtria serbe i dha urdhër që të shkojë në luftë kundër shqiptarëve, por ai e refuzoi këtë, duke u arsyetuar se djalin e ka të sëmurë dhe duhej të përkujdesej për të e majori Muharrem Ibrahimi, zhveshi uniformën e ish-ushtrisë që nuk ishte e popullit dhe iu bashkëngjit UÇK-së dhe si ushtarak profesionist , punoi në stërvitjen e ushtarëve të rinj dhe ngritjen e moralit të ushtarëve, ku u emërua Shef i Shtabit të Zonës.

Në ofensivën serbe të 15 prillit 1999, ushtarët u detyruan të tërhiqen në drejtim të Marecit, ku ballafaqohen me një sulm tjetër të forcave serbe e majori Muharrem Ibrahimi, në vijën e parë të frontit ishte qëlluar nga një granatë, që i shkaktoi lëndime në këmbë dhe shpatull. Me plagosjen e rëndë u përball për dy ditë dhe më 21 prill 1999 ndërroi jetë në në odën e Halil Canollit.

Pas çlirimit të Kosovës, eshtrat e majorit Muharrem Ibrahimit u rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

Etiketa: Lajme
Postimi paraprak

Zvicër: Kush është vaksinuar plotësisht, lirohet për 6 muaj nga karantina

Postimi tjetër

Imer Mushkolaj tregon mënyrën sesi duhet dënuar gazetarët

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Kryeministri Kurti: Me sistem të ri të pagave ka barazi dhe ndershmëri në mes të kategorive

1 day më parë
EKONOMI

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro

1 day më parë
LAJME

Pasi e rriti tatimin në pronë, Murati lozë heroin- Komentuesit e grijnë: Lej foret, mashtrues, lej përrallat

5 days më parë
EKONOMI

Qytetarët i ankohen, Rama thotë se Qeveria e ka fajin për shtrenjtimin e tatimit në pronë

1 week më parë
EKONOMI

Komunat heqin fajin nga vetja për tatimin në pronë, sqarojnë pse u rrit çmimi

1 week më parë
LAJME

Gashi: Po më shqetëson gjendja psikosomatike e Fatmir Limajt

2 weeks më parë
EKONOMI

KonSoni nuk rrit çmimet, vezët vetëm 3 euro e 90 cent

3 weeks më parë
EKONOMI

Lajm i mirë për mërgimtarët, rriten shtesat për fëmijë në Gjermani

4 weeks më parë
Postimi tjetër

Imer Mushkolaj tregon mënyrën sesi duhet dënuar gazetarët

Kollaj me pleq!

Flet fotografi që bëri xhirimin e rrallë të shqiponjës në Kosovë

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Kryeministri Kurti: Me sistem të ri të pagave ka barazi dhe ndershmëri në mes të kategorive

February 1 2023

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro

February 1 2023

Shenjat e Horoskopit që janë liderë të lindur, u pëlqen të dominojnë në çdo gjë…

January 31 2023

Pasi e rriti tatimin në pronë, Murati lozë heroin- Komentuesit e grijnë: Lej foret, mashtrues, lej përrallat

January 28 2023

Qytetarët i ankohen, Rama thotë se Qeveria e ka fajin për shtrenjtimin e tatimit në pronë

January 24 2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.