Klubi i basketbollit i Pejës, ka njoftuar se ndeshjet Evropiane do të kthehen në Karagaç pasi klubi do të jetë pjesëmarrëse në ENBL League për edicionin 2025/26.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, klubi bën të ditur se orari për edicionin e ri të ENBL do të publikohet pas mbledhjes së skuadrave pjesëmarrëse që mbahet me 18 Gusht.

Bëhet e ditur se këtë edicion në ENBL do të jenë pjesëmarrëse 27 skuadra në një tabelë të vetme, ku secila skuadër do të luaj 8 ndeshje me 8 kundërshtar të ndryshëm (4 si vendas, 4 si mysafir).

Kurse, nga 27 skuadra pjesëmarrëse në fazën grupore, 16 vazhdojnë tutje në fazën me eliminim direkt.

Derisa, klubet pjesëmarrëse do jenë nga Kosova, Britania e Madhe, Gjermania, Kroacia, Rumania, Greqia, Austria, Norvegjia, Bullgaria,  Belgjika, Islanda, Çekia, Sllovakia, Holanda, Estonia, Polonia dhe Letonia.

“Jemi shumë të lumtur dhe të motivuar që të konkurojmë me skuadrat më të mira Europiane, në një kompeticion të jashtëzakonshëm”, shkruhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Related Posts