Lamine Yamal po vazhdon të shkëlqejë me Barcelonën, duke arritur shifrën e 10 golave dhe 10 asistimeve në të gjitha garat këtë sezon.
Megjithatë, kjo arritje individuale nuk ishte e mjaftueshme për ta shpëtuar Barcelonën nga humbja 4:2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” i dha fund serisë prej 11 fitoreve radhazi të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.
Sipas raportimeve të mediave sportive, Yamal është bërë lojtari i parë nga pesë ligat kryesore evropiane që arrin të shënojë të paktën 10 gola dhe të regjistrojë 10 asistime këtë sezon.
Pavarësisht humbjes, talenti spanjoll po dëshmon rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Barcelonës.


















