Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua pësoi djegie të rënda pasi një litar kërcimi i flakëronte rreth qafës së saj, në një festë me hënë të plotë.

Karen Liseth, 22 vjeçe, shkoi në një udhëtim tremujor në Tajlandë, e më pas në Bali – dhe mori pjesë në një festë me hënë të plotë në një plazh në javën e dytë të udhëtimit, transmeton Telegrafi.

Pas disa pijeve, ajo vendosi të “bënte diçka të çmendur” – dhe i kërkoi partnerit të saj, Abed, tani 29 vjeç, ta filmonte duke kërcyer me një litar kërcimi të flakëronte.

Gjithçka po shkonte sipas planit – derisa ajo u përpoq të dilte nga litari dhe ai iu mbështoll rreth qafës.

Kalimtarët mbetën pa frymë nga shoku ndërsa litari “i nxori qafën në skarë” – duke e lënë me një qafë të lënduar dhe të nxirë.

Zhvilluesja e biznesit, nga Bromley, Londër, tha se “i llogarit bekimet e saj” që lëndimi nuk ishte më i keq – sikur t’i kishte goditur sytë ose t’i kishte djegur flokët.

“Kisha pirë disa pije në festë dhe mendova, pse të mos bëja diçka të çmendur. Por pastaj e llogarita gabimisht se si të largohesha dhe vrapova në anën tjetër – me litarin që mu mbështoll rreth qafës. Mendoj se ndjeva adrenalinë në atë moment dhe qesha me të. Madje mora disa injeksione për të më ndihmuar me dhimbjen pas”, tha ajo.

Karen dhe partneri i saj po vizitonin ishullin tajlandez Ko Pha Ngan kur morën pjesë në festë. Ajo vendosi të ishte e guximshme dhe të hidhej me litarin – dhe i kërkoi Abedit ta filmonte.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit – duke kulmuar me djegien e Karen nga litari pasi u përpoq të shmangej.

Related Posts