Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të zhvillojë një ndeshje lamtumirëse me Përfaqësuesen e Portugalisë pas pensionimit nga kombëtarja.

Federata Portugeze e Futbollit thuhet se ka planifikuar të organizojë një ceremoni nderimi për yllin portugez, por ky i fundit nuk ka ndërmend të rikthehet në fushë për një ndeshje të fundit me fanellën e kombëtares.

Sipas raportimeve, për sot ishte planifikuar edhe një bisedë telefonike mes Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, e organizuar përmes Pedro Proençës, por ajo nuk u zhvillua.

Madje, Ronaldo raportohet se nuk dëshiron më të ketë komunikim me trajnerin e kombëtares, duke e bërë edhe më të paqartë mundësinë e një lamtumire zyrtare me Portugalinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts