Influencerja Ashley St. Clair (26) raportohet se po përballet me kërcënim për dëbim nga banesa, ndërkohë që vazhdon mosmarrëveshja ligjore me miliarderin Elon Musk rreth pagesës së ushqimit për fëmijën, shkruan Page Six.

Ajo ka folur për problemet e saj financiare në episodin e parë të podcast-it të ri Bad Advice, të cilin e ndau të hënën në rrjetin social X, i cili është në pronësi të Musk. “Pas një viti vendimesh të pakujdesshme profesionale, zgjedhjesh të dyshimta në jetë dhe një profili bosh në LinkedIn, vendosa të filloj këtë podcast. Për më tepër, po më nxjerrin nga banesa,” tha ajo në një pjesë të videos që më pas u fshi.

Në muajin shkurt, St. Clair njoftoi se kishte lindur fshehurazi një djalë me Musk. “Pesë muaj më parë solla në jetë një fëmijë. Elon Musk është babai. Nuk e kam zbuluar më parë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës sonë, por ditët e fundit u bë e qartë se mediat tabloide do të përpiqen ta bëjnë publike”, shkroi ajo në X.

Foto: Profimedia/EPA/X

Një ditë më pas, ajo e kritikoi Musk për faktin se nuk kishte pranuar publikisht babainë. “Elon, po përpiqemi të komunikojmë prej disa ditësh, por ti nuk përgjigjesh,” shkroi ajo, duke e akuzuar se po merrej me polemika publike në vend që të adresonte situatën.

Në mars, St. Clair deklaroi se Musk kishte ulur “ndjeshëm” pagesën e ushqimit për fëmijë pasi ajo e paditi për kujdes të plotë mbi djalin e saj, Romulus. Ajo po ashtu pretendoi se Musk i kishte ofruar 15 milionë dollarë për të mbajtur ekzistencën e fëmijës sekret.

Foto: Profimedia/EPA/X

Musk, megjithatë, nuk ka konfirmuar kurrë se është babai. Në mars, ai shkroi në një postim në X: “Nuk e di nëse fëmija është im apo jo, por nuk jam kundër që kjo të bëhet publike. Nuk ka nevojë për një vendim gjyqësor”. Ai shtoi se St. Clair kishte marrë tashmë 25 milionë dollarë (21.4 milionë euro) dhe se po i dërgonte 500,000 dollarë (428,000 euro) në vit.

Themeluesi i Tesla-s dhe Neuralink është babai i gjithsej 14 fëmijëve, të cilët i ka me tre gra të ndryshme.

Related Posts