Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Gjonaj në Prizren, ku si pasojë ka mbetur e vdekur një 40-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se viktima kishte qenë duke e kaluar rrugën kur është goditur nga një veturë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se i dyshuari, një 28-vjeçar është dorëzuar në Stacion Policor.

Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit.

Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën”

“I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.net.

Related Posts