Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Mësohet ekskluzivisht se viktima është Arif Spahiu, rreth 43-vjeçar. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës. Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.

mësohet se i dyshuari për rastin është Arber Havolli, rreth 32-vjeçar, dhe policia po punon për kapjen e tij.

Related Posts