Një person është gjetur pa shenja jete sonte rreth orës 19:30 në Llapashticë të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress, se rreth orës 19:30 kanë marrë informatën për të shtëna me armë në Llapashticë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për ndriçimin dhe  sqarimin e rrethanave në lidhje me rastin.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts