Një protestues ka humbur ndjenjat mes turmës gjatë protestës së mbrëmjes së sotme.
Pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë ndërhyrë menjëherë, duke e nxjerrë nga turma dhe duke e dërguar brenda kordonit policor.
Protestuesit i është ofruar ndihma e parë nga ekipet mjekësore të pranishme aty.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.


















