Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer.
Pos Abdixhikut e Lutfi Hazirit, nga LDK në këtë takim ishte edhe ish- kryeministri Avdullah Hoti, i cili që nga zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, nuk është parë në takime të rëndësishme.
Nuk dihet nëse Hoti u kërkua nga Palmer, apo u futa nga Abdixhiku. Megjithatë, gjatë kohës sa Avdullah Hoti ishte kryeministër i vendit, Kosova kishte nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë, nën ndërmjetësimin e ish- presidentit, Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari z. Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë z. Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.
Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.