Shkruan analisti: Artan Haziri
Një veprim që shpërfaq ndërprerjen e logjikës zhvatëse është edhe tendenca në vazhdimësi e homologimit të veturave, aty ku përfitohej në mënyrë të pallogaritshme dhe ku trashej ndikimi I oligarkisë mandej bëhej dominant për shumë procese e në shoqërinë tonë. Qeveria Kurti, konsideroj se përbën nevojën më imediate për shtet të së drejtës dhe ligjit, shtet ku perspektiva është qëllim jo edhe planifikim, ku avancimi i sferës publike qëndron përmbi interesave klanore e individuale, dhe vazhdimësisë së kësaj logjikë gjithnjë e më shumë po i jepej prioritet.
Fundin politik, aktorët e qeverisjes së keqe dhe të korruptuar për plotë dy dekada, e kanë marr më 14 shkurt, dhe kjo është gjë e mirë, gjithnjë duke aluduar në minimizimin e logjikës desktruktive që e kishin instaluar për ti dhënë mundësi zhvatjes graduale. Vendi tashmë si edhe po shihet ka rënë në binarët e pushtetit të drejt, ka filluar të jetë objekt qendror qytetari dhe nevojat e tij, duke e rritur përformancën e standartit kolektiv.
Fillesat e inicimit të reformimit në sistemin e drejtësisë, shkarkimi AKP-së, si dhe instalimi i tërësishëm I normës dhe paanshmërisë brenda sferës institucionale tregon qartazi për një qeverisje të drejt, dhe me shpresë e perspektivë për qytetarët. Kosova mjerisht ka qenë vendstrehim për shumë fenomene dhe bartës të tyre, dhe funksionimi tyre sikur ka rrënuar sferën publike, natyrisht një klimë e tillë nuk do te mund të kishte jetë sikur të mos mbështetej prej politikës. Një veprim që shpërfaq ndërprerjen e logjikës zhvatëse është edhe tendenca në vazhdimësi e homologimit të veturave, aty ku përfitohej në mënyrë të pallogaritshme dhe ku trashej ndikimi i oligarkisë mandej bëhej dominant për shumë procese e në shoqërinë tonë.
Qeveria Kurti, konsideroj se përbën nevojën më imediate për shtet të së drejtës dhe ligjit, shtet ku perspektiva është qëllim jo edhe planifikim, ku avancimi i sferës publike qëndron përmbi interesave klanore e individuale, dhe vazhdimësisë së kësaj logjikë gjithnjë e më shumë po i jepej prioritet.