Pasdite dje, Besnik Osmani, së bashku me Linden, bartesen e listës sonë, prezantoi 13 gratë e shquara të listës fituese për Fushë Kosovën. Ky takim vjen si pjesë e angazhimit tonë për fuqizimin e grave dhe përfaqësimin e tyre të barabartë në politikë.

Gratë janë në qendër të programit tonë qeverisës, pasi besojmë se pa pjesëmarrjen aktive dhe përfaqësimin e tyre të barabartë, nuk mund të ketë zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm. Secila nga këto gra sjell vizion, energji dhe përkushtim për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Fushë Kosovës.

Ky prezantim është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje më gjithëpërfshirëse dhe reflektimit të nevojave të komunitetit në politikat lokale.

Related Posts