SBASHK-u në bashkëpunim me Qendrën Amerikane të Solidaritetit (Solidary Center) ka organizuar punëtori dyditore me temë “Mësuesit si lider për të forcuar sindikatat dhe për të përmirësuar arsimin”.

Në seminarin ku po marrin pjesë përfaqësues të sindikatave të arsimit nga Kosova dhe rajoni, hapjen e bëri kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili e përshëndeti këtë tryezë duke e falënderuar Qendrën Amerikane të Solidaritetit për mbështetje si dhe pjesëmarrësit tjerë për kontributin e tyre gjatë punëtorisë dyditore.

“E veçanta e këtij seminari është që ne po vazhdojmë të krijojmë lider sindikal, domethënë të mos mbetet vetëm një njeri si udhëheqës por ta shtrijmë këtë njeriun udhëheqës duke filluar nga shkolla e deri në nivel qendror. Po përpiqemi që përmes këtyre takimeve të krijojmë udhëheqës sindikal të mirëfilltë, të cilët do të prezantojnë në mënyrë të denjët punëtorët e arsimit”, tha ai.

Në punëtorinë dyditore po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që kanë paraqitur përvojat e tyre nga këto shtete në lidhje me temat e kësaj punëtorie, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Tafa Ahmeti, nënkryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës e Kulturës të Maqedonisë së Veriut tha se në Maqeodni janë mbi 600 organizata sindikale në 20 regjione.

Related Posts