Kombëtarja Shqiptare pritet të sjellë dy afrime të reja për ndeshjet e nëntorit.

Bëhet fjalë për Amar Gërxhaliun dhe yllin e Cagliarit, Elia Caprilen të cilëve iu është dhënë shtetësia shqiptare nga presidenti Bajram Begaj.

Sipas dekreteve të publikuara me datë 19 tetor 2026, Caprile dhe Gërxhaliu janë përfshirë në listën e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, me kërkesën e tyre e cila hap rrugën që të ftohen nga Rolando Maran.

Caprile, kualifikohet për të marrur shtetësinë pasi që e dashura e tij, Emili ka prejardhje shqiptare.

Gërxhaliu, kishte qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës në grupmoshat U12 dhe U19, ndërsa Caprile për grupmoshat e Italisë si dhe po shkëlqen me Cagliarin këtë sezon në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts