Mbrëmjen e së hënës, në fshatin Balaj të Ferizajt, Brahim Ramusa, i moshës rreth 40-vjeçare, u vra pasi u qëllua me armë zjarri.
Burime të RilindjaShqiptare bëjnë të ditur se viktima është qëlluar me katër plumba në stomak dhe nuk i ka mbijetuar plagëve.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit dhe sekuestrimin e armës së krimit.
“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, tha Veseli.