Së, zanati nuk harrohet lehtë, munde të vërtetoni nga kjo pamje e kësaj fotoje e cila flet shumë e flet dhe deshmonë të keqën të cilën ky klan, mafiozo- hajduto- tradhëtar i solli dhe do të tenton t’i sjellë, Kosovës dhë Shqipërisë, më një fjalë, gjithë shqiptarisë.
Nese shenja S.O.S, përdorët zakonishtë kur anija është në rrezik për t’u fundosur, atëherë, anija e quajtur Kosovë por edhe Shqipëri, janë në rrezik nga këta “burra” të turpit, krimit, hajnisë dhe tradhëtisë, është thirrje për syqeltësi si asnjëhere më parë.
Sepse, kur sovrani në Kosovë këta qe po i shifni në këtë foto, i largojë në mënyrën më të turpshme nga pushteti më të cilin abuzuan përmbi 20 vjet, në Shqipëri, sovrani, nuk ia arriti që të qlirohët nga drogo- mafia në krye më Edvin Kristaq Rama i cili, sa duket, fuqia e parasë së drogës, depërtojë, brenda dhë jashtë Shqipëtisë, për ta rimarrë pushtetine që fatëkeqësishtë ia dolën.
Ia dolën, më dhunë nga pushteti, më para të pa djersë- drogës, e keqëpërdorën gjendjën e rëndë sociale për të vjedhë vota në mënyrë transparente por, nën fuqinë e kallashnikovit nën mbrojtjën e pushtetit i cili, për tragjedinë e Shqipërisë, e fitojë edhe mandatin e tretë.
Opozita, duhet ta pranojë gabimin për deshtimin që ta bindë popullin për mos ta votuar këtë qeveri e cila edhe vetë është e bindur së, nuk e ka merituar këtë fitore.
Edi Rama, më mjeshtri mafioze, u hyri nën lëkurë të disa përfaqësuesve euro-amerikan, të cilët, i mbyllën sytë para realitetit, por, nuk hezituan për t’i drejtuar shigjetat ndaj fytyrave më të respektuara në tërë kombin shqiptar, siq ishte, shpallja e Dr.Prof. Sali Berisha, ku, nga Departamenti i Shtetit u shpall ”person non-grata”, që askujt nuk mundë t’i luhatët mendja së, akuzat ndaj tij janë vepra nga argatët e shkjaut, grekut të cilët, këto shpifje i përpiluan nga ekipi i mirënjohur dhë i deshmuar, Vuqiq, Rama Thaqi, nën përkujdesjën finaciare të Sorosit i cili, nën petkun e “përhapjës dhë avancimit të demokracisë”, themelojë qerdhe dhë portale e studio telvizive për t’i realizuar qëllimët famëkeqe bashkë më argatët e lirë që punojnë pa para kundër interesave kombëtare, duke tentuar t’i baltos fytyrat dhë kujdestarët e qeshtjës kombëtare, si Dr.Prof. Sali Berisha i cili, duk i dalur në mbrojtje qeshtjës së Kosovës dhë kombëtare në përgjithësi, “ ia pau sherrin”.
Këtë “sherrë”, ai, më dëshirë e pranojë, e kultivojë e udhtrojë, bile në cilësinë e burrështetasit ma të guximshëm dhe të drejtëpërdrejtë, kur, lakejt, u hudhën në prehërin e shkjaut dhë grekut, por, që, asnjëherë nuk u ndal.
Mendoj se, i tërë kombi shqiptar, duhët të rreshtohët në krah të Dr. Sali Berishës, mu ashtu sikur ai në mënyrën më të guximshme, i doli në mbrojtje, Shqipërisë, Kosovës dhë shqiptarëve jashtë atdheut.
Është e habitdhme, e pakuptueshme dhë e pa besueshmë së, oligarkia në krye të shtetit shqiptar u amnestue nga veprat dhë veprimët më të dëmshme që mund ti servohet një populli.
Shqipëria, më zhvillimin e industrisë drogës nën patronatin e Edvin Kristaq Ramës, me bandat mafiozo kriminale, u shndërrue në eksportuesin më të madh të kokainës, që edhe u pagëzue, Columbia evropiane.
Shqipëria, nga një shtet demokratik, u shndërrue në monarki më kryemonarkun, Edvin Kristaq Rama, i cili duke bllokuar qdo iniciativë, tentim zgjedhjeve të problemeve, Deputetët e Partisë Demokratike, u detyruan t’i djegin mandatët, anipse, nuk u tregue si veprim i qëlluar.
Ky, zanatin, obligimin të cilin e ka marrë nga Vuqiqi, selamët e Thaqit nga çelitë e Hagës, intensifikimi i veprimtarisë së Sorosit, po gatuhën gjëllëra të nxehta dhë te djegësta, kundër Kosovës, respektivishtë udhëheqjës së zgjedhur nga populli më në krye, Dr. Vjosa Osmanin, tani, Presidente e Republikës së Kosovës dhe, Kryeministrit, zotrit Albin Kurti, të cilët e dhanë betimin para popullit që i votojë në mënyrë plebishitare mbi 50% së, do të jepin gjithqka që, Kosovën ta shpëtojnë nga: krimi, korrupcioni, tradhëtia dhë, shndërrimin e Kosovës nën kontrollin dhë tutelën e Serbisë e cila, në bashkpunim më ata që i keni në këtë foto në Shqipëri dhë ata të cilët janë në Hagë, këta të fundit, më 1999 i dorëzuan veriun Serbisë, t’i ndërpresin dhë ta pavarësojnë Kosovën faktikishtë pas shpalljës së pavarësisë më 2008.
Serbia, më këta “burra” të faqes së zezë, po tentonë që, ende ta mbikëqyrë, dirigjojë, totalishtë ta defunkcionalizojë si shtet Kosovën, duke e shëndërrue në Republikë të bananave.
Dr. Sali Berisha, githmonë ua ka qartë planët këtyre të pakurrizorëve, bashkëpunëtorëve në biznese e tendere të pista më grupet mafiozo shoveniste të serbëve të veriut.
Ai, pra, Dr. Berisha, qoftë në pushtet apo jashtë tij, zëri i tij është i fuqishëm, i respektuar dhe i dëgjuar, prandaj, shqiptarët kudo që janë e jetojnë, do ta dëgjojnë porosinë e tij të një atdhetari dhe, i ftojë që, më një peticion, t’i dërgohet Departamentit të Shtetit, ku t’i kërkohët të jep sqarime më argumente, sepse, ta sjellësh një politikan shqiptar pas ma tepër se 30 vite në shërbim të atdheut, kombit dhë demokracisë, është pa justifikueshme dhe e pa pranueshme.
Udhëheqja kosovare e zgjedhur nga populli, nuk munde të pranojë asnjë zgjedhje aty ku Serbia duhet të jetë hisedare.
Jo Asociacion një etnik me komuna më shumicë serbe, por të përfshihën në Asociacionin e komunave në kuadër të Republikës së Kosovës dhë, jashtë qdo mendjeje, Autonomi në pjesën veriore.
Gjithashtu, qeshtja e kishave orthodokse shqiptare në Kosovë, nuk mundë të shëndërrohën në pronë të Serbisë.
Të nderuar, evro-amerikan, të përfshirë në dialogun Kosove-Serbi, lehte dhë qartë mund t’i identifikoni qëllimet dhë interesat e Serbisë e cila, sipas këtyre kërkesave të cilës ia kanë mundësuar, Thaqi, Rama dhe sejmenet e tyre, me ndihmën e Sorosit, dhë të tjerëve rreth tyre, absolutisht nuk është zgjedhje përfundimtare, dhe e pranueshme per popullin shqiptar shumicë të Republikës së Kosovës.
Zotëri, ju u vërtetuat vetë kur Manastiri i Deçanit, e refuzojë Kryeministrin e vendit për t’u takuar e biseduar për qështjet të cilat duhet zgjedhur.
Iu pyes juve zotëri të ndëruar së, si do të ndiheshit ju në vendet tuaja nëse një kishë apo manastir e refuzonë një kryeministër.
Zoti Laçak dhë zoti Palmer, kanë bërë një skandal diplomatik, që, në të vërtetë, po e forconi dyshimin tim së, njëri nga Sllovakia, jo mike e Kosovës dhë, tjetri dhëndër serb, nuk mund të mos jeni pa emocione në krah të Serbisë.
E mira e së mirës do të ishte që, edhe BE-ja e edhe SHBA-t, të gjejnë zgjedhje më të përshtatshme, duke bërë zëvëndësimin e këtyre të dyve si ndërmjetësues në këtë dialog.
Për ndryshe, tek populli shqiptar, nuk mund të hiqet ky dyshim dhë kjo brengë, e cila, nuk qonë të ndonjë zgjedhje afatëgjatë, të lumtur dhë të qendrueshëm.
Përndryshe, Ballkani do të jetë gjithnjë nën flakën e konflikteve, qoftë të ngrira apo të nxehta.
A thua, shqiptarët, duhet të fillojnë të ndërtojnë kulla më frangji ?!.
Hafiz Shala-
New York