Cristiano Ronaldo ka deklaruar se e konsideron veten futbollistin më të mirë në histori, duke theksuar se golat dhe statistikat janë dëshmia kryesore për ta mbështetur këtë pretendim.

Sulmuesi portugez i Al-Nassr, në një intervistë për CNN, është shprehur se njerëzit nuk po e vlerësojnë sa duhet formën e tij aktuale dhe numrin e golave që vazhdon të shënojë.

“Njerëzit nuk e vlerësojnë formën time aktuale apo golat e mi”, ka deklaruar Ronaldo.

I pyetur për objektivin e arritjes së 1.000 golave në karrierë, 41-vjeçari ka thënë se dëshiron t’i lërë gjërat të zhvillohen natyrshëm, pa bërë plane afatgjata.

“Gjithçka duhet të ndodhë natyrshëm. Nëse shënoj 925 apo 930 gola, kjo do të thotë se jam më i miri në histori, pikë. Numrat flasin vetë. Nëse e arrij atë shifër, do të jetë e jashtëzakonshme, por nuk bëj plane afatgjata”, është shprehur ylli portugez.

Ronaldo vazhdon të luajë për Al-Nassr, ndërsa synimi për të arritur shifrën prej 1.000 golash mbetet një nga objektivat më të mëdhenj të karrierës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts