Në emisionin sportiv Favorit, pronari i ri i FC Drenicës ka kujtuar një moment personal nga e kaluara e tij, duke e lidhur atë me familjen Lushtaku.

“Dera është e hapur edhe për Tahir Lushtakun. Unë kam shitur cigare para lokalit të tij, vëllai i tij ma pati lejuar, dhe këtë nuk e harroj,” u shpreh ai gjatë intervistës.

Kjo deklaratë u mor si një sinjal i qartë se klubi i Drenicës, i cili ka nisur një faqe të re në menaxhim, mbetet i hapur për bashkëpunime dhe rikthime të figurave të njohura nga Skenderaj. /RilindjaShqiptare/

Related Posts