Sot kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, vizitoi kompaninë farmaceutike vendore TrePharm, e njohur për prodhimin dhe shpërndarjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore me cilësi të lartë. Osmani e cilësoi këtë kompani si një shembull të fuqishëm të suksesit dhe inovacionit vendor.

Gjatë vizitës, Osmani pati mundësinë të shohë nga afër punën e stafit dhe proceset që sigurojnë prodhimin e produkteve të sigurta dhe të besueshme, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe zhvillimin e Kosovës, transmeton Rilindjashqiptare.

Ai premtoi se do të vazhdojë mbështetjen për bizneset vendore, duke theksuar rëndësinë e tyre në forcimin e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Fushë Kosova PËRTEJ!” theksoi Osmani, duke nënvizuar angazhimin e tij për zhvillim dhe përkrahje të kompanive lokale./Rilinjdashqiptare/

Related Posts