Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak para mesnatës në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.
Sipas informacioneve nga mediat lokale, dyshohet se si pasojë e aksidentit ka persona që kanë humbur jetën.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri më tani nuk ka arritur të konfirmojë raportimet për viktima.



















