Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të situatës dhe përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Në reagimin e tij, Rama ka thënë se protestuesit ishin veteranë të UÇK-së, fëmijët e tyre dhe qytetarë të Kosovës që kërkonin drejtësi.

Ai ka kritikuar pamjet e protestuesve të lënduar dhe të mjekuar në QKUK, duke kërkuar përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

Rama ka rikujtuar edhe deklaratat e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti për protestat dhe qytetarët, duke thënë se “sheshet janë të qytetarëve”.

Në fund, kryetari i Prishtinës ka bërë thirrje që policia të mos përdoret si përgjigje ndaj pakënaqësisë qytetare.

“Mos e urdhëroni policinë kundër popullit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts