Interpol, në një aksion të koordinuar kundër krimit kibernetik në 14 vende afrikane, ka arrestuar 260 persona të dyshuar për mashtrime online, njoftoi sot kjo organizatë.

Operacioni, i zhvilluar gjatë muajve korrik dhe gusht, u fokusua në mashtrimet ku autorët krijojnë lidhje të rreme romantike për të marrë para ose për të shantazhuar viktimat me video eksplicite, raportoi AP.

Në total janë prekur mbi 1,400 viktima, me humbje financiare prej afërsisht 2.8 milionë dollarë.

Drejtuesi në detyrë i shërbimeve policore të Interpolit, Siril Gut, deklaroi se krimet e mundësuara nga teknologjia digjitale, përfshirë mashtrimet me lidhje seksuale dhe romantike, po rriten në mënyrë të shpejtë në Afrikë, duke shkaktuar dëm financiar dhe psikologjik viktimave.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Ngjarjet e datës 12 shkurt

Ngjarjet e datës 12 shkurt

February 12, 2026
Moti në Kosovë – 12 Shkurt 2026
Horoskopi i Ditës – 12 shkurt 2026

Related Posts