Një grua ka hedhur akuza se Jihad Al‑Shamie, sulmuesi i sinagogës së Mançesterit, e ngacmoi dhe e obligoi që të shikonte video terroriste të ISIS‑it gjatë një marrëdhënieje kontrolluese.

Ajo tha se “ai ulej aty dhe më bënte të shihja video,  si video ekstreme për të cilat nuk kisha interes”, duke shtuar se ai donte që ajo të ishte “e përkushtuar ndaj kauzës”.

Pasi lidhja katërmujore përfundoi, gruaja u largua nga vendi dhe tha se ai vazhdimisht e sulmonte për bindjet e tij ekstreme, megjithëse ajo nuk i përkiste atyre ideologjive, raporton Daily Mail.

Ajo edhe ruajti mesazhe të Al‑Shamie në aplikacionin Revolut, ku ai i shkruante: “Kaluam një vit të mirë a më shumë. Më pëlqeu të të shkatërroja qindra herë. Në kulmin tënd.”

Sipas mediave britanike, mes personave të arrestuar lidhur me sulmin ndaj sinagogës është edhe një punonjëse e shëndetit mendor të NHS‑së, gruaja 46 vjeçare që ishte konvertuar së fundmi në Islam.

Sulmi kishte lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur, ndërsa autoritetet e trajtojnë si akt terrori.

Related Posts