Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me qytetarët në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit 2025.
Në këtë aktivitet, Osmani ishte i shoqëruar nga deputeti Veton Berisha dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Bashkim Krasniqi. Ai u shpreh mirënjohës për pjesëmarrjen e madhe dhe përkrahjen e qytetarëve, të cilët, sipas tij, po tregojnë besim të fortë në ndryshim.
“Një takim fantastik për fitoren e madhe më 12 tetor! Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e mirë për fitoren tonë të përbashkët,” ka deklaruar Osmani.
Ai shtoi se do të jetë pranë çdo qytetari që ka nevoja konkrete dhe do të punojë për realizimin e tyre, duke theksuar përkushtimin për një qeverisje më të afërt dhe më të përgjegjshme.























