Korporata Al Trade po shënon një tjetër moment historik në rrugëtimin e saj 26-vjeçar me vendosjen e gurthemelit të qendrës tregtare më të madhe në Drenas, një investim që pritet të sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritje të punësimit dhe modernizim të qytetit.

Ceremonia e gurthemelit do të mbahet të enjten, më 9 tetor 2025, nga ora 12:00, në Rrugën e Jasharajve, magjistralja Drenas–Skenderaj.

Ky projekt i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara jo vetëm për kompaninë, por edhe për gjithë komunitetin e Drenasit, duke krijuar hapësira moderne tregtare dhe mundësi të reja për biznese vendore.

“Faleminderit që për 26 vite jeni pjesë e historisë sonë! Një ditë për t’u kujtuar, një projekt që e ndërtojmë bashkë,” thuhet në njoftimin e AL Trade.

Related Posts