Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e së martës. Rreth orës 20:10, në rrugën “Zenel Bajraktari” në Prishtinë, është raportuar për një rast të rëndë që dyshohet si vetëvrasje.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se personi që u gjet pa shenja jete është Skënder Aliu, rreth 48-vjeçar. Sipas të dhënave të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, ekipi i emergjencës, ekspertët e Forenzikës Rajonale, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Mjekët në vendngjarje kanë konstatuar se viktima nuk kishte shenja jete.

Me autorizim të Prokurorit Kujdestar të Krimeve të Rënda, rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi  4 Gusht

Horoskopi 4 Gusht

August 3, 2026
Ngjarjet e datës 4 gusht

Ngjarjet e datës 4 gusht

August 3, 2026
Pritje deri në 1 orë e gjysmë në kufi, kolonat më të gjata në Muçibabë dhe Kullë

Related Posts