Dibran Hoxha, i njohur si ‘Kobra’ është shpallur sot fajtor për vrasjen në ‘Kobra City’ dhe është dënuar me 24 vjet burgim.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin, ndërsa janë dënuar edhe të akuzuarit e tjerë.
Roland Susuri për manipulim me prova u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, për pjesëmarrje në rrahje me 1 vit e gjysmë burgim, dhe për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim.
Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 7 vjet burgim.
Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Kurse Burim Mazreku për manipulim me prova u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 10 muaj burgim.
Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 2 vjet burgim, ku i llogaritet edhe koha e kalaur në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi.
“Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.
Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.



























