Shqipëria e ka mposhtur Serbinë me rezultat minimal por me peshë historike në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Loja nuk nisi me ritëm të mirë nga lojtarët shqiptarë, të cilët mundoheshin që ta godisnin Serbinë me kundërsulme.
Pikërisht kjo ndodhi në minutën e 46-të kur Rey Manaj e bombardoi portën serbe për t’ia dhënë pikët e arta Shqipërisë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria luajti shumë më qetë, me ritëm më të mirë e me kualitet më të lartë.
Në fund të takimit, ishte Nedim Bajrami ai që u gjend i vetëm përpara portës e që ishte mundësi e artë për ta dyfishuar epërsinë, por goditja e tij u ndal nga portieri serb.
Me këtë fitore, Shqipëria gjendet në vendin e dytë me 11 pikë, katër më pak se Anglia që është në vendin e parë e katër më shumë se Serbia që është një vend më poshtë.






















