Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar organizimin e një kampi seleksionues për futbollistët e rinj që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me synimin që talentet premtuese të identifikohen dhe të kenë mundësinë t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës në grupmoshat përkatëse.
Përmes këtij procesi, trajnerët dhe stafi teknik i përfaqësueseve të Kosovës do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër potencialin e lojtarëve dhe të përzgjedhin elementët më të spikatur për ekipet kombëtare.




















