Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e votës së bashku me bashkëshorten Besën dhe vajzat e tyre.

“Së bashku me Besën dhe vajzat votuam. Le të votojmë të gjithë për të mirën dhe përparimin e Fushë Kosovës”, ka shkruar Osmani pas votimit.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të kontribuojnë me votën e tyre për një të ardhme më të mirë për komunën.

Related Posts