Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo u prit edhe nga presidenti Bajram Begaj.
Sipas agjendës së Von Der Leyen, në fokus të këtyre bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 miliardë euro.
Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë.